Sport

Fiorentina dhe futbolli italian në zi, humb jetën drejtori ekzekutiv Joe Barone…

Trishtim i jashtëzakonshëm te Fiorentina dhe futbolli italian… pas ndarjes nga jeta të drejtorit ekzekutiv të ‘Violës’, i cili u ndje shumë keq para ndeshjes ndaj Atalantës.

19 Mars 2024, 17:18 Nga DOSJA
Fiorentina dhe futbolli italian në zi, humb jetën drejtori ekzekutiv

ITALI - Familja e Fiorentinës dhe i gjithë futbolli italian mban zi për humbjen e Joe Barone. 

Drejtori ekzekutiv i ‘Violës’, i cili pësoi një atak në zemër para ndeshjes kundër Atalantës, më në fund nuk arriti të dilte fitimtar në betejën më të madhe të jetës së tij. Fiorentina e ka bërë njoftimin, për ngjarjen e rëndë në një spital të Milanos.

Siç kishin paralajmëruar mediat italiane, gjendja e 57-vjeçarit vazhdonte të ishte kritike,  ndërsa ai ishte i shtruar në reanimacionin e kardiokirurgjisë në spitalin San Raffaele dhe ishte nën mbështetje mekanike.

Më në fund zemra nuk e duroi dot dhe drejtori ekzekutiv i ‘Violës’ ndërroi jetë mesditën e së martës, vetëm një ditë para ditëlindjes së tij të 58-të, duke e futur në zi të rëndë futbollin italian.

“Me dhimbje të thellë dhe trishtim të jashtëzakonshëm, Fiorentina sot humbet një nga pikat e veta, një figurë që shënoi historinë e fundit të klubit dhe që nuk do të harrohet kurrë.

Drejtori i përgjithshëm Giuseppe Barone, pas sëmundjes së ndodhur të dielën, ka ndërruar jetë sot në spitalin San Raffaele në Milano”,- thuhet ndër të tjera në njoftim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll