Sport

"Vdis, Vinícius"!... Thirrje makabre në Osasuna, në ndeshjen ndaj Real Madridit

Triumfi i Real Madridit (4-2) në Osasuna u shoqërua nga thirrje makabre nga tribunat ndaj sulmuesit braziliani, i cili iu përgjigj me dy gola.

17 Mars 2024, 11:00 Nga DOSJA
"Vdis, Vinícius"!... Thirrje makabre në Osasuna, në

SPANJE - Nuk ka asnjë fitore, apo paraqitje të Vinícius Júnior pa polemika në ndeshjet e La Ligas në Spanjë…

Skena u përsërit në sfidën e pasdites së kësaj të shtune në shtëpinë e Osasuna, ku Real Madrid fitoi 4-2 me një dygolësh të brazilianit. Në tribunat e stadiumit u kënduan thirrje që shkaktuan reagime të shokuese.

“Vdis, Vinícius, vdis, Vinícius” (die Vinicius), u dëgjua gjatë lojës, e cila ishte edhe arsyeja që braziliani festoi golin e dytë me dorë në vesh, si për të thënë thërrisni tani...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll