Sport

Man United-Liverpool, dueli i gjigantëve vlen një biletë në gjysmëfinalen e FA Cup

Ten Hag thotë se duhet të bësh më të mirën, Klopp pranon se është gjithmonë e vështirë të luash në “Old Trafford”

17 Mars 2024, 08:30 Nga DOSJA

Man United-Liverpool, dueli i gjigantëve vlen një biletë në

ANGLI - “Old Trafford” është vendi, ku do të zhvillohet sot dueli mes Man.United dhe Liverpool (16.30). Kupa FA është trofeu i vetëm që skuadra e Ten Hag mund ta fitojë këtë sezon, teksa sot “Djajtë e Kuq” do mund të llogarisin kontributin e Hojlund, Maguire dhe Wan-Bissaka, të cilët tashmë janë rikuperuar nga dëmtimet.

"Ka ndeshje më të mëdha se të tjerat. United-Liverpool është një nga më të mëdhenjtë. Ne gjithmonë bëjmë paraqitje të mira në këto ndeshje, duhet të bëjmë maksimumin për të fituar",- thotë trajneri i “Djajve të Kuq”.

Nga ana e tij, Liverpool tashmë ka në dispozicion Salah, ndërsa Curtis Jones, Diogo Jota dhe Alexander-Arnold janë KO. "Salah është një cilësi e pastër, një lojtar i klasit botëror. “Old Trafford” është gjithmonë një vend i vështirë për të luajtur,"- thotë Klopp, trajneri i ‘Reds’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll