Sport

VIDEO/ E pabesueshme! Pas golit të Muçit, ai i Rashicës me penallti (90’+11) nuk 'llogaritet', Besiktas humbet ndeshjen…

Besiktashi mposhtet 2-1 nga Antalyaspor. Goli i realizuar nga Rashica në fundin e ndeshjes (90’+11), pas atij të Muçit, konsiderohet i pavlefshëm nga gjyqtari…

17 Mars 2024, 08:45 Nga DOSJA
VIDEO/ E pabesueshme! Pas golit të Muçit, ai i Rashicës me

TURQI - Të shtunën, Besiktas, pësoi humbjen e tretë radhazi në ligën turke, ndaj Antalyaspor (1-2), në mënyrë më të çuditshme në shtëpi.

Besiktas ishte në disavantazh në minutën e 5-të, falë golit të Bunyamin Balcit. Një penallti e konvertuar nga polaku Adam Buksa, rriti epërsinë e miqve në 2-0 në minutën e 38-të.

Por Besiktas reagoi në fillim të pjesës së dytë, me golin e Ernest Muçit, futbollistit të Kombëtares shqiptare, arrin të ngushtojë diferencën në 1-2. Madje skuadra e Fernando Santos festoi edhe një gol barazimi 2-2 shënuar nga penallti në fundin e ndeshjes (90’+11)…

Por këtu ndodhi çudia! Arbitri anullon golin e shënuar nga pika e bardhë me pretendimin se kosovari i 'Dardanëve' Milot Rashica, gjatë ekzekutimit të penalltisë, e kishte prekur dy herë topin. Ndeshja përfundoi pikërisht aty, duke i nervozuar shumë tifozët e Besiktas. Shikojeni videon…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll