Sport

Futbolli shqiptar në zi! Shuhet Teodor Vaso, legjenda e Skënderbeut dhe atij kombëtar…

"Mbrojtës i pakalueshëm, futbollist model dhe njeri me kontribute të mëdha në futbollin shqiptar e veçanërisht atë korçar. Ka shkruar emrin e tij me gërma të arta në histori"

17 Mars 2024, 10:26 Nga DOSJA
Futbolli shqiptar në zi! Shuhet Teodor Vaso, legjenda e Skënderbeut

TIRANE - Në mënyrë krejt të papritur, sot në moshën 83-vjeçare është ndarë nga jeta Teodor Vaso, një ikonë emblematike e futbollit korçar, por edhe atij kombëtar.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, teksa revokon figurën e tij dhe kontributin e tij në futbollin shqiptar, ngushëllon edhe familjen Vaso për humbjen e pësuar.

“Futbolli shqiptar humbi sot një legjendë. Është ndarë nga jeta Teodor Vaso, një ikonë e vërtetë e Kombëtares në vitet '60-'70 dhe një figurë emblematike për klubet e Skënderbeut, Partizanit dhe 17 Nëntorit.

Mbrojtës i pakalueshëm, futbollist model dhe njeri me kontribute të mëdha në futbollin shqiptar e veçanërisht atë korçar. Ka shkruar emrin e tij me gërma të arta në histori.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Vaso, miqve dhe të afërmve të tij. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar. Të prehesh në paqe Teodor Vaso!”, - shkruan presidenti Duka.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll