Sport

Roma humbet Dybalan për Sassuolon: dëmtimi e pengon edhe për Argjentinën...

Argjentinasi do të mungojë për rreth dhjetë ditë, nuk do të jetë edhe në angazhimet me kombëtaren argjentinase

17 Mars 2024, 10:00 Nga DOSJA
Roma humbet Dybalan për Sassuolon: dëmtimi e pengon edhe për

ITALI - Lajm i keq për Romën në prag të ndeshjes në shtëpi ndaj Sassuolos. De Rossi, i cili ka edhe Lukakun që vuan nga problemet me ijë, do të duhet të bëjë pa Dybalan, që ishte në stol për 90 minuta në ndeshjen ndaj Brightonit.

Argjentinasi u stërvit me skuadrën të premten dhe më pas pësoi një problem në fund të seancës. Në kontrollet e bëra mëngjesin e së shtunës u zbulua dëmtimi i aduktorit të kofshës së djathtë.

Ai do të mungojë për rreth dhjetë ditë dhe nuk do të jetë jo vetëm në ndeshjen kundër Sassuolos, por edhe me kombëtaren argjentinase (për miqësoret kundër El Salvadorit dhe Kosta Rikës më 22 dhe 26 mars).

Dybala do të qëndrojë në Trigoria për t’u rikuperuar nga dëmtimi dhe do të jetë sërish i disponueshëm pas pushimit, kur Roma do të luajë jashtë ndaj Lecces.

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll