Sport

Gary O'Neil pas eliminimit të Wolves nga FA Cup: "Unë marr përgjegjësinë e plotë"

Wolves u eliminua këtë të shtunë në çerekfinale nga Coventry i Championship (divizioni i dytë)

17 Mars 2024, 09:30 Nga DOSJA

Gary O'Neil pas eliminimit të Wolves nga FA Cup: "Unë marr

ANGLI - Me dy gola në kohën e shtuar, të shënuar nga Simms (90'+7) dhe Wright (90'+10), Coventry (divizioni i 2-të) eliminoi me rezultatin 3-2 skuadrën e Wolves në ‘Molineux’ dhe u kualifikua në gjysmëfinalet e Kupës FA për herën e dytë. Atëherë, në vitin 1986/87, ajo fitoi edhe trofeun!

Më herët kishin shënuar Simms (53’) për Coventryn dhe Ait Nouri (83’) dhe Bueno (88’) për Wolves. 

“Duam të shkojmë deri në fund”, tha Simms, sulmuesi i Coventry-t dhe... shënuesi i dy golave ​​dhe një asistimi. "Unë jam jashtëzakonisht krenar për këtë ekip,"- tha Mark Robins, trajneri i Coventry. 

“Unë marr përgjegjësinë e plotë për eliminimin”,- tha trajneri i Wolves, Gary O'Neil.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll