Sport

VIDEO/ Goli i pabesueshëm në MLS, Chicago Fire fiton me ndihmën e erës…

Në MLS, era e shndërroi një krosim të thellë në një gol të pabesueshëm, të shënuar nga lojtari i Chicago Fire, Kellyn Acosta, gjatë ditës së 5-të të Konferencës Lindore.

17 Mars 2024, 08:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Goli i pabesueshëm në MLS, Chicago Fire fiton me ndihmën e

SHBA - Ishte e pabesueshme ajo që ndodhi në ndeshjen Chicago Fire ndaj CF Montreal. Një pasim nga rrethi qendror i fushës, i ndihmuar nga era bënë që topit të përfundonte në gol në portën e skuadrës kanadeze. 

Ai u shënua nga Kellyn Acosta, lojtari i Chicago Fire, ndërkohë që portieri i Montrealit, i mashtruar nga era, nuk mundi të bënte asgjë.

Ajo që e bën edhe më të çmendur këtë gol është konteksti i tij. Ai u shënua në minutën e fundit të lojës (99’), teksa dy skuadrat po shkonin drejt barazimit… Chicago Fire fitoi 4-3 dhe ngjitet përkohësisht në vendin e 9-të, duke u kualifikuar në finalen e 16-të të Konferencës Lindore.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll