Sport

Trajneri Simeone ‘flet’ për kthimin e João Félix në “Metropolitano”…

Portugezi i Barcelonës do të përballet këtë të dielë me Atlético Madrid

17 Mars 2024, 09:12 Nga DOSJA
Trajneri Simeone ‘flet’ për kthimin e João Félix

SPANJE - Këtë të shtunë, Diego Simeone parashikoi ndeshjen midis Atlético Madrid dhe Barcelonës (21:00) në raundin e 29-të të La Liga-s dhe kur u ngrit tema e pashmangshme e João Félix, trajneri argjentinas i madrilèneëve nuk pranoi të komentojë.

“Kam shumë respekt për lojtarët që luajnë për ekipe të tjera. Normalisht që nuk e jap mendimin tim për asnjërin prej tyre, dhe ky nuk është përjashtim”,- tha Simeone në konferencën për shtyp.

E sigurt është se João Félix nuk do të ketë shumë miq që e presin në tribunat e stadiumit “Metropolitano”, diçka që ai vetë e ka pranuar tashmë. Pasi shënoi golin e fitores së Barcelonës ndaj ‘Colchoneros’ në raundin e parë të kampionatit dhe festoi në mënyrë të vrullshme.

Barcelona udhëton drejt Madridit për t’u ndeshur me Atlético të dielën, në kuadër të xhiros së 29-të të La Ligës. Ndërkombëtari portugez është lojtar i huazuar nga 'colchoneros' te 'blaugrana'.

Félix nuk pati një periudhë shumë të lumtur te Atlético Madrid, ai ishte huazuar te Chelsea në janar 2023, përpara se të ndiqte të njëjtën rrugë te Barcelona këtë sezon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll