Sport

Vinícius Jr. ndihet i persekutuar: “Në çdo ndeshje arbitri më tregon të verdhën!”...

Rrugës për në dhomat e zhveshjes, Vinicius ndaloi para kamerës televizive dhe tha: “Në çdo ndeshje arbitri më tregon të verdhën… Në çdo ndeshje.”

17 Mars 2024, 10:30 Nga DOSJA
Vinícius Jr. ndihet i persekutuar: “Në çdo ndeshje

SPANJE - Braziliani mori kartonin e pestë të verdhë (i katërti në ndeshjet radhazi), pasi qeshi me vendimin e arbitrit në duelin me Osasuna dhe do të humbasë ndeshjen me Athletic, për t’u kthyer për sfidën me Man.Cityn në çerekfinale të Champions League.

Ndërkombëtari brazilian Vinícius Júnior është në formë të shkëlqyer te Real Madridi dhe ishte sërish vendimtar në këtë raund të La Ligës, duke shënuar dy herë në fitoren 4-2 që ‘merengët’ arritën pasditen e së shtunës në Osasuna.

Por nuk ishin vetëm golat dhe performanca që shkëlqeu tek Vinícius Junior. Ende në pjesën e parë, braziliani mori një karton të verdhë, pasi qeshi me vendimin e gjyqtarit Martínez Munuera. Dhe duke qenë se ishte i pesti, ai do të mungojë në ndeshjen kundër Athletic Bilbaos.

Kështu që me pushimin ndërkombëtar nuk do të luajë për Real Madridin në 24 ditët e ardhshme, por do të kthehet vetëm për ndeshjen e parë të çerekfinales së Champions League ndaj Manchester Cityn, më 9 prill.

Pavarësisht të verdhës së justifikuar, ku gjyqtari vërshëlleu për pjesën e parë, rrugës për në dhomat e zhveshjes, Vinicius ndaloi para kamerës televizive dhe tha: “Në çdo ndeshje arbitri më tregon të verdhën… Në çdo ndeshje.”

Vinícius u ndje i persekutuar, pasi ishte ndeshja e katërt radhazi në të cilën ai u ndëshkua me karton të verdhë, ndonëse kartoni që e përjashton atë nga ndeshja e radhës me ‘Merengues’ ishte  krejtësisht i shmangshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll