Sport

VIDEO / Lazio rigjen fitoren, përmbys Frosinonen 3-2!

Në debutimin e Martusciellos në stol, pas dorëheqjes së Sarrit, pati një reagim të bardhekaltërve, të cilët u gjendën në disavantazh që në minutën e 13-të falë golit të Lirolas.

17 Mars 2024, 00:40 Nga DOSJA
VIDEO / Lazio rigjen fitoren, përmbys Frosinonen 3-2!

ITALI - Lazio fiton 3-2 me përmbysje ndaj Frosinonës dhe i jep fund një serie prej tri humbjes radhazi në Serinë A. Në debutimin e Martusciellos në stol, pas dorëheqjes së Sarrit, pati një reagim të bardhekaltërve, të cilët u gjendën në disavantazh që në minutën e 13-të falë golit të Lirolas.

Para se të mbyllej pjesa e parë, Zaccagni, i shërbyer nga Guendouzi, barazoi rezultatin. Dy gola brenda pak minutash të shënuar në pjesën e dytë nga Castellanos (57’, 63’) dhanë përshtypjen se ndeshja e mbyll, por Frosinone e rihapi takim në të 70-tën me golin e Cheddira, por rezultati 2-3 mbeti në fuqi deri në fund.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll