Art&Argëtim

Act II: Cowboy Carter/ Zbulohet emri i albumit të ri të Beyonce

Mësohet se "Act II: Cowboy Carter" do të publikohet më 29 mars.

13 Mars 2024, 12:47 Nga S.B
Act II: Cowboy Carter/ Zbulohet emri i albumit të ri të Beyonce
Beyonce

SHBA- Këngëtarja Beyoncé është plotë me surpriza dhe të martën zbuloi një tjetër. Albumi i saj i ardhshëm ka një emër: "Act II: Cowboy Carter".

Titulli u zbulua në faqen zyrtare të këngëtares, së bashku me detajet në disa versione të CD-ve. Mësohet se "Act II: Cowboy Carter" do të publikohet më 29 mars.

Act II: Cowboy Carter/ Zbulohet emri i albumit të ri të Beyonce
postimi i Beyonce

Beyoncé së pari njoftoi lajmin për një album muajin e kaluar pasi ishte pjesë e një reklamë të Verizon gjatë Super Bowl që përfundoi me superyllin duke thënë "Ata janë gati, hidhni muzikën e re". Menjëherë pas kësaj, ajo publikoi dy këngë të reja country, "Texas Hold'Em" dhe "16 Carriages". Këto publikime e bënë Beyoncen gruan e parë me ngjyrë që kryeson listën e muzikës country të Billboard.

beyonce albumi i ri i beyonce

Sondazh

Poll