Art&Argëtim

Nga programet edituese tek ato anti-përgjim/ Këto janë aplikacionet në telefonin e Kim Kardashian

Fatkeqësisht, Kim nuk e kuptoi se telefoni i saj ishte i hapur, duke i lejuar fansat të shikonin plotësisht aplikacionet në faqen e saj kryesore.

13 Mars 2024, 12:07 Nga S.B
Nga programet edituese tek ato anti-përgjim/ Këto janë
Kim Kardashian

PARIS- Një përdoruese e rrjeteve sociale ka zbuluar aplikacionet befasuese që Kim Kardashian ka në telefonin e saj, pasi ylli la aksidentalisht të ndezur ekranin e celularit. Ylli i 'Kardashians' së fundmi u paraqit në Javën e Modës në Paris dhe ndaloi për të bërë foto me fansat.

Fatkeqësisht, Kim nuk e kuptoi se telefoni i saj ishte i hapur, duke i lejuar fansat të shikonin plotësisht aplikacionet në faqen e saj kryesore. Përdoruesja e TikTok, Erica Stolman Dowdy, ka krijuar një listë të çdo aplikacioni të dukshëm në telefonin e saj dhe rezultatet kanë bërë bujë në internet.

Nga programet edituese tek ato anti-përgjim/ Këto janë
Erica Stolman Dowdy

Midis tyre ishin Facebook Messenger, FaceTime, TMZ, Daily Mail, TikTok, Instagram, X, WhatsApp, Facebook dhe Pinterest. Kim, e cila shpesh akuzohet se editon fotografitë e saj në Instagram, kishte gjithashtu aplikacione për modifikimin e fotove si FaceTune, FaceApp dhe Snow App në ekranin e saj fillestar.

Fansat u befasuan veçanërisht kur panë aplikacionin Signal që zakonisht përdoret nga ata persona që nuk duan të përgjohen dhe Oura, një aplikacion teknologjik që përdoret për të gjurmuar gjumin dhe aktivitetin fizik. Erica më pas ndau një foto të Kim-it duke zbuluar aksidentalisht një faqe tjetër në ekranin e telefonit të saj.

Ndër aplikacionet që ajo arriti të identifikonte ishin Reddit, YouTube, Sound Cloud dhe aplikacioni Tesla. Të tjerë pretenduan se vunë re aplikacionin Wattpad në ekranin e saj, i cili është një faqe interneti që përdoret kryesisht nga shkrimtarët për të publikuar historitë e tyre.

@ericastolmandowdy brought myself out of sleuth retirement for this one. #kimkardashian ♬ original sound - Erica Stolman Dowdy

kim kardashian telefoni i kim kardashian

Sondazh

Poll