Art&Argëtim

Vazhdon drama e Billy Baldwin dhe Sharon Stone/ Aktori kundërpërgjigjet: Kam kërkuar të mos e puthja, me siguri i pëlqej ende

Baldwin pretendoi se kishtë bërë takimin e tij me Evans (producentin), i cili vdiq në vitin 2019.

13 Mars 2024, 10:20 Nga S.B
Vazhdon drama e Billy Baldwin dhe Sharon Stone/ Aktori
Billy Baldwin dhe Sharon Stone

SHBA- Aktori i njohur Billy Baldwin vendosi t’i përgjigjej deklaratave më të fundit të Sharon Stone. Pasi ylli i "Basic Instinct" pretendoi se asaj iu kërkua nga producenti i "Sliver" Robert Evans që të bënte seks me kolegun e saj teksa filmonin thrillerin, vëllai i Alec Baldwin ka ndarë disa fjalë në lidhje me incidentin e supozuar.

“Nuk jam i sigurt pse Sharon Stone vazhdon të flasë akoma për mua pas gjithë këtyre viteve?” shkroi aktori në X. "A është ajo ende e dashuruar me mua apo është ende e lënduar pas gjithë këtyre viteve sepse unë shmanga avancimet e saj?"

Vazhdon drama e Billy Baldwin dhe Sharon Stone/ Aktori
Billy Baldwin dhe Sharon Stone

Baldwin pretendoi se kishtë bërë takimin e tij me Evans (producentin), i cili vdiq në vitin 2019. Gjatë takimit, aktori i "Backdraft" dyshohet se iu lut Evans që t'i jepte atij kontroll mbi skenën e seksit, në mënyrë që të mos duhej të puthte Sharon.

Tweet-i i Baldwin erdhi pasi ylli i "Casino" pohoi në episodin e së hënës të podcast-it "Louis Theroux" se ajo pothuajse ishte e detyruar të bënte seks me të për të mirën e filmit. Stone foli fillimisht për situatën e supozuar në kujtimet e saj të vitit 2021, "Bukuria e të jetuarit dy herë".

billy baldwin sharon stone

Sondazh

Poll