Art&Argëtim

VIDEO/ Për herë të parë Kim Kardashian dhe Bianca Censori në shoqërinë e njëra-tjetrës, shokojnë me ngjashmërinë e tyre

Fansat vunë në dukje se ish-gruaja e Kanye dhe gruaja e tij aktuale dukeshin si dy pika uji, saqë ndonjëherë e kishin të vështirë ti dallonin.

13 Mars 2024, 11:33 Nga S.B
VIDEO/ Për herë të parë Kim Kardashian dhe Bianca Censori
Kim, Bianca dhe Kanye

SHBA- Kim Kardashian dhe Bianca Censori janë dukur tepër miqësore në paraqitjen e tyre të parë publike së bashku në koncertin e Kanye West. Ylli i Kardashians dhe arkitektja australiane dukeshin komode nën shoqërinë e njëra-tjetrës gjatë festës së albumit “Vultures 2” në San Francisko.

Fansat vunë në dukje se ish-gruaja e Kanye dhe gruaja e tij aktuale dukeshin si dy pika uji, saqë ndonjëherë e kishin të vështirë ti dallonin. Kim u pa duke biseduar me Biancën teksa ajo filmonte me telefon reperin Kanye duke performuar në skenë me Ty Dolla $ign dhe vajzën e tij North West.

Bianca u pa gjithashtu duke kënduar me entuziazëm tekstin e këngës së reperit Donda në një video të shpërndarë nga producenti, Dj Pharris. Ajo kishte nënën e saj Aleksandrën në anën tjetër si dhe motrën e saj Anxhelina. Ndërkohë Kim ka mbajtur pranë vajzën e saj Chicago.

Fansat ndanë tronditjen e tyre për ngjashmërinë e Kim dhe Biancës në Reddit. Të tjerë spekuluan se çfarë mund të diskutonin dyshja. Themeluesja e ‘Skkn’ finalizoi divorcin e saj nga Kanye në nëntor 2022 dhe reperi u martua me Biancën vetëm disa javë më vonë.

kim kardashian bianca censori kanye west

Sondazh

Poll