Art&Argëtim

"Në djall ata që mbajnë anën e Hailey Bieber"/ Kanye West ofendon modelen, çfarë po ndodh mes tyre?

Të martën Kanye, postoi një shkrim në Instagram përpara se ta fshinte me shpejtësi.

13 Mars 2024, 11:54 Nga S.B
"Në djall ata që mbajnë anën e Hailey Bieber"/
Kanye West dhe Hailey Bieber

SHBA- Themeluesja e “Rhode” Hailey Bieber është vënë në qendër të kritikave në një postim të fundit të reperit Kanye West dhe fansat janë konfuzuar tej mase. Të martën Kanye, postoi një shkrim në Instagram përpara se ta fshinte me shpejtësi.

Ai filloi shkrimin duke falenderuar disa njerëz dhe tha: Ky numër 1 është për ju. Njerëzit që nuk manipulohen nga sistemi.

Më pas, ai filloi të sulmonte grupe njerëzish: Dhe në djall Adidas dhe të gjithë ata që punojnë atje ose me ta.

Pak më poshtë në postim, ai ndërfuti edhe modelen Hailey duke thënë: Dhe në djall të gjithë shtëpitë e modës që ishin në anën e Gabby dhe Hailey Bieber. Në djall të gjithë ju.

Në një forum të Hailey Bieber Reddit, edhe fansat më të egër e kishin të vështirë të kuptonin pse Kanye e shau atë. Fansat më të dashur të reperit nuk arritën të kuptonin arsyen e këtyre ofendimeve.

“Nuk më pëlqen Hailey, por Zoti Kanye është kaq seksist dhe gabim” tha një fans.

kanye west hailey bieber

Sondazh

Poll