Bota

Escobar drejtuar Osmanit: Jeni karakteri kryesor dhe trashëgimia e raporteve SHBA-Kosovë

Ai tha se trashëgimia e marrëdhëneve të mira është e bazuar në një përkushtim të qëndrueshëm për sigurinë, integritetin territorial dhe pavarësinë e Kosovës.

13 Mars 2024, 12:07 Nga M.B
Escobar drejtuar Osmanit: Jeni karakteri kryesor dhe trashëgimia e
Gabriel Escobar dhe Vjosa Osmani

KOSOVA- I dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e ka konsideruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, si trashëgimtare të marrëdhënieve bilaterale mes SHBA-së dhe Prishtinës zyrtare. Escobar i bëri këto komente pas takimit që zhvilloi me presidenten Osmani.

Ai tha se trashëgimia e marrëdhëneve të mira është e bazuar në një përkushtim të qëndrueshëm për sigurinë, integritetin territorial dhe pavarësinë e Kosovës.

“Faleminderit zonja Presidente për mikpritjen e ngrohtë në Kosovë. Ju jeni karakteri kryesor dhe trashëgimia e marrëdhënieve bilaterale mes SHBA-së dhe Kosovës dhe dua të them se kjo trashëgimi është e bazuar në një përkushtim të qëndrueshëm për sigurinë, integritetin territorial dhe pavarësinë e Kosovës”, tha Escobar.

Escobar tha dje se gjatë vizitës në Prishtinë, do të ketë në fokus një zgjidhje të mundshme për vendimin e 'pakoordinuar' për ta ndaluar dinarin, si dhe për transfertat nga Serbia për qytetarët e Kosovës, të cilët varen prej tyre.

gabriel escobar vjosa osmani

Sondazh

Poll