Bota

Ukraina sulmon me dron një nga rafineritë e naftës më të mëdha të Rusisë

Sulmi raportohet se ka shkaktuar një zjarr në rafinerinë më të madhe të naftës të Rosneft.

13 Mars 2024, 10:10 Nga M.B
Ukraina sulmon me dron një nga rafineritë e naftës më
Rosneft

RUSIA- Ukraina nisi sot një sulm gjithëpërfshirës me dron në rajonet ruse. Sulmi raportohet se ka shkaktuar një zjarr në rafinerinë më të madhe të naftës të Rosneft. Rusia dhe Ukraina kanë përdorur të dyja dronët për të goditur infrastrukturën, instalimet ushtarake dhe përqendrimet e trupave në luftë. Muajt e fundit Kievi ka shtuar goditjet ndaj rafinerive ruse dhe objekteve energjetike.

Një ditë pas dëmtimit të rëndë të Lukoil-it, Rafineria NORSI , një dron ukrainas sulmoi rafinerinë e naftës Ryazan të Rosneft, e shtata më e madhe e Rusisë, 180 km (110 milje) nga Moska. Mediat ruse thanë se rreth 60 dronë ishin shkatërruar mbi territorin rus gjatë disa orëve.

"Rafineria e naftës në Ryazan u sulmua nga një UAV, dron. Për pasojë ka shpërthyer një zjarr. Sipas informacioneve paraprake ka të lënduar", tha Pavel Malkov, guvernator i rajonit Ryazan që kufizohet me rajonin e Moskës në veri të tij, në aplikacionin e mesazheve Telegram.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll