Art&Argëtim

Sydney Sweeney shkëlqen në Vanity Fair, veshi të njejtin fustan si Angelina Jolie para 20 vitesh

Ajo mbajti të njëjtin mbështjellës të mëndafshtë rreth krahëve, por gjithashtu solli diçka të re në tapetin e kuq: një prerje flokësh.

11 Mars 2024, 15:28 Nga S.B
Sydney Sweeney shkëlqen në Vanity Fair, veshi të njejtin fustan
Sweeney dhe Jolie

SHBA- Aktorja e "Euphoria" Sydney Sweeney mahniti fansat duke veshur një pjesë të historisë së Academy Awards në festën e Oscars të së dielës Vanity Fair 2024. Ajo kaloi në tapetin e kuq me të njëjtin fustan Marc Bouwer që aktorja Angelina Jolie kishte veshur në ceremoni 20 vite më parë.

Ylli i "Anyone But You" kishte vënë rreth qafës një gjerdan me diamant të Messika-s, me stilin vezullues që i ngjante atyre që Jolie kishte veshur me fustanin në vitet e hershme. Ajo mbajti të njëjtin mbështjellës të mëndafshtë rreth krahëve, por gjithashtu solli diçka të re në tapetin e kuq: një prerje flokësh.

Sydney Sweeney shkëlqen në Vanity Fair, veshi të njejtin fustan
Sydney Sweeney

Stilistja e saj Molly Dickinson ndau disa imazhe të pamjes në Instagram të hënën, duke shkruar: Sydney x arkival @marcbouwer fillimisht e veshur nga Angelina Jolie në Academy Awards në 2004 Faleminderit shumë Marc + @paulmargolin që na lejuat në arkivat tuaja për këtë moment special”

sydneey sweeney angelina jolie vanity fair

Sondazh

Poll