Art&Argëtim

A paguhen fituesit apo kandidatët e çmimeve?/ Zbulohen të mirat materiale që përfitojnë pjesëmarrësit e Oscar

Në vitin 2023, çanta e dhuratave u vlerësua në 126,000 dollarë, sipas Forbes.

11 Mars 2024, 12:52 Nga S.B
A paguhen fituesit apo kandidatët e çmimeve?/ Zbulohen të mirat
foto ilustruese

SHBA- Marrja e trofeut të artë të Oscar është një nga nderimet më të larta për ata që punojnë në industrinë e filmit. Margot Robbie u emërua si aktorja e dytë më e paguar e vitit 2023, pas Adam Sandler, sipas Forbes. Por çfarë marrin të famshmit pasi fitojnë apo nominohen për një Oscar?

Burimet kanë raportuar në të kaluarën se u është dhënë një "çantë swag" disa të nominuarve nga një kompani marketingu e quajtur Distinctive Assets. Megjithatë, "çanta swag" është krijuar vetëm për yjet e Oscars. Në vitin 2022, vlera e çantës ishte 137,000 dollarë, sipas CNBC.

Atë vit, çantat përfshinin një procedurë liposuksioni prej 12,000 dollarësh, rinovim shtëpie me vlerë 25,000 dollarë, një qëndrim katër netë në një resort luksoz, një seancë trajnimi për jetën dhe madje edhe një pjesë të vogël toke në Skoci.

Jo çdo kandidat e merr çantën, por në vitin 2022, kandidatët për aktoren më të mirë, aktorin më të mirë, aktoren më të mirë dytësore, aktorin më të mirë dytësor dhe regjisorin më të mirë, së bashku me tre drejtuesit e ceremonisë, të gjithë morën një, sipas gazetës.

Në vitin 2023, çanta e dhuratave u vlerësua në 126,000 dollarë, sipas Forbes. Swag i vitit të kaluar përfshinte një vizitë prej 40,000 dollarësh në një pronë luksoze kanadeze të quajtur The Lifestyle dhe një qëndrim për tre netë në një far italian me vlerë 9,000 dollarë.

Fituesit e Oscarit shkojnë në shtëpi me një statujë ari në njërën dorë dhe një "çantë swag" në tjetrën. Jo vetëm kaq, por fitimi i një çmimi Academy Award zakonisht ofron potencialin për përfitime masive financiare edhe në projektet e ardhshme.

A paguhen të famshmit që fitojnë një Oscar?

Fituesit nuk marrin drejtpërdrejtë para shtesë pas fitimit të një Oscar, sipas Good Housekeeping. Nëpërmjet një studimi të kryer nga IBISworld disa kohë më parë, u vlerësua se paga mesatare e një fituesi të Oscarit rritet deri në 20% pas marrjes së çmimit, kështu që megjithëse nuk marrin asgjë drejtpërdrejt, kjo rrit të ardhurat e tyre.

oscars oscar 2024

Sondazh

Poll