Art&Argëtim

"Kam takuar së fundi prindërit e tij"/ Jonida Maliqi ndan detaje nga lidhja e shkuar me Romeo Veshaj: Ska qenë qëllimi që të merrte famë prej meje...

Gjithashtu ajo përmend se së fundmi ka takuar prindërit dhe vëllain e Romeos.

11 Mars 2024, 13:19 Nga S.B
"Kam takuar së fundi prindërit e tij"/ Jonida Maliqi ndan
Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj

TIRANË- Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ka vendosur të rrëfejë më shumë detaje rreth marrëdhënies që ka patur me moderatorin Romeo Veshaj. Ajo pranon se është ndjerë mirë kur Romeo ka deklaruar në shtëpinë e “Big Brother” se e ka dashur.

Për më tepër ajo vë theksin tek miqësia që ruan akoma me Romeon dhe familjarët e tij edhe pse janë tashmë të ndarë. Gjithashtu ajo përmend se së fundmi ka takuar prindërit dhe vëllain e Romeos.

"Sigurisht që m’u bë shumë qejfi kur Romeo tha që më ka dashur. Të dy e kemi deklaruar se ruajmë miqësi, përshëndetemi më pyet se çfarë bëj me jetën, sikurse e pyes. Kam takuar së fundi prindërit e tij, po ashtu Borën e Donaldin në premierën e filmit”, ka rrëfyer Jonida Maliqi.

“Nuk kemi për të ndarë as toka, kemi qëndruar për sa kohë kemi dashur të qëndrojmë bashkë dhe e respektojmë dhe e vlerësojmë kohën që kemi kaluar me njëri-tjetrin. Deri këtu boll.” shtoi ajo.

E pyetur nëse aktori mori famë nga lidhja që kishin bashkë, Jonida Maliqi tha: Po ç’faj kishte Romeo që në periudhën që më ka takuar mua ishte në fillimet e karrierës së tij, nuk kishte këtë emër që ka sot. Unë e kisha emrin më të konsoliduar duke qenë më herët se ai në skenë. Ah, mund të ketë pasur ndonjë ndikim, por jo të bëhesh detyrimisht i famshëm nga ai personi. Po s’ka qenë ai qëllimi që të merrte famë prej meje sepse 2 vite nuk mund të qëndronim për qëllimin.” 

 

jonida maliqi romeo veshaj

Sondazh

Poll