Art&Argëtim

Bianca Censori rikthehet tek veshjet zbuluese, shfaqet më konfidente se kurrë

Arkitektja 29-vjeçare vazhdoi trendin e saj pa pantallona duke e kombinuar kostumin me asgjë tjetër veç getave të zeza që shfaqnin prerje në pjesë të trupit.

11 Mars 2024, 11:39 Nga S.B
Bianca Censori rikthehet tek veshjet zbuluese, shfaqet më konfidente se
Kanye West dhe Bianca Censori

SHBA- Gruaja e Kanye West, Bianca Censori tregoi asetet e saj në Los Angeles, duke mos i lënë thuajse fare vend imagjinatës me të pasmet e saj të ekspozuara plotësisht. Ajo u vesh kështu në një festë të albumit “Vultures 2” të West-it.

Arkitektja 29-vjeçare vazhdoi trendin e saj pa pantallona duke e kombinuar kostumin me asgjë tjetër veç getave të zeza që shfaqnin prerje në pjesë të trupit. Ajo kompletoi veshjen me taka të zeza dhe flokët e saj të shkurtra brune të kapura nga pas.

Bianca Censori rikthehet tek veshjet zbuluese, shfaqet më konfidente se
Kanye West dhe Bianca Censori

Vendimi i Censorit për të veshur sërish veshje riskuese vjen më pak se një javë pasi ajo u pa në Paris e veshur shumë më modeste që mbulonte dekoltenë dhe këmbët e saj. Miqtë e Biankës thuhet se kanë provuar tashmë të flasin me të për vendimet që ajo merr me West, por ata pretendojnë se lutjet e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër.

kanye west bianca censori

Sondazh

Poll