Art&Argëtim

VIDEO/ Sërish incident në tapetin e kuq, Kirsten Dunst përplaset me statujën e 'Oscars'

Për fat të mirë, ajo ishte në gjendje të përdorte statujën dhe bashkëshortin Jesse Plemons, për të ndihmuar në stabilizimin e saj teksa qeshte me të madhe nga incidenti.

11 Mars 2024, 10:29 Nga S.B
VIDEO/ Sërish incident në tapetin e kuq, Kirsten Dunst përplaset
Kirsten Dunst dhe bashkëshorti i saj

SHBA- Tapeti i kuq i ‘Oscars’ po rezulton të jetë i vështirë për t'u kaluar. Jo shumë kohë pasi YouTuber-ja Liza Koshy u rrëzua nga takat e larta, aktorja Kirsten Dunst u përplas me statujën gjigante të Oscarit teksa pozoi para kamerave.

Hapi i gabuar ndodhi teksa ylli i "Spider-Man" pozoi jashtë teatrit Dolby në Hollywood dhe teksa ecte me sytë e përqendruar te dritat vezulluese të kamerës, ajo nuk e vuri re statujën gjigante prej ari përpara saj dhe u përplas menjëherë me të.

Për fat të mirë, ajo ishte në gjendje të përdorte statujën dhe bashkëshortin Jesse Plemons, për të ndihmuar në stabilizimin e saj teksa qeshte me të madhe nga incidenti. Ish-ylli i fëmijëve dukej elegante në këtë ngjarje me një fustan elegant të bardhë nga Gucci.

cmimet oscars oscars 2024 kirsten dunst

Sondazh

Poll