Art&Argëtim

Julia Fox rrezikon me paraqitjen e saj në "Elton John Academy Award Party"

Dizajni i guximshëm vinte nga koleksioni vjeshtë/dimër 2024 të ‘Dsquared2’ dhe ylli i "Uncut Gems", zgjodhi ta stilonte ashtu siç u shfaq në pasarelë.

11 Mars 2024, 09:55 Nga S.B
Julia Fox rrezikon me paraqitjen e saj në "Elton John Academy Award
Julia Fox

SHBA- Aktorja Julia Fox nuk ishte e pranishme në tapetin e kuq të ‘Oscar Awards 2024’ të dielën, por ajo u shfaq me një veshje mbresëlënëse për festën e 32-të të shikimit të Oscars të Fondacionit Elton John AIDs. Ajo rrezikoi me pamjen e saj të guximshme, e cila shfaqte një fund të zi me gurë dhe thekë, dhe mbajtëse metalike të improvizuara për të mbuluar gjoksin e saj.

Dizajni i guximshëm vinte nga koleksioni vjeshtë/dimër 2024 të ‘Dsquared2’ dhe ylli i "Uncut Gems", zgjodhi ta stilonte ashtu siç u shfaq në pasarelë me rrathë ari, geta të tejdukshme dhe një palë taka të zeza. Për flokët ylli kishte zgjedhur ti mbante të lëshuara me onde, ndërsa për pjesën e grimit nuk kishte si të mungonte peneli i saj ikonik i zi dhe i trrashë.

Julia Fox rrezikon me paraqitjen e saj në "Elton John Academy Award
Julia Fox

Ajo nuk ishte ylli i vetëm në tapetin e kuq, pasi të pranishmit përfshinin gjithashtu Tiffany Haddish, Katherine McPhee, Zooey Deschanel dhe Heidi Klum. Festa e Çmimeve të Akademisë së Fondacionit Elton John AIDS është një nga festat vjetore të mbajtura në Los Anxhelos pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve të Akademisë në të njëjtën mbrëmje.

julia fox oscars 2024

Sondazh

Poll