Art&Argëtim

VIDEO/ Madonna bëhet sërish virale, kritikon pa e ditur fansin invalid: Çfarë po bën ulur atje?

Videoja deri më tani është parë më shumë se 2.7 milionë herë.

11 Mars 2024, 13:41 Nga S.B
VIDEO/ Madonna bëhet sërish virale, kritikon pa e ditur fansin
Madonna

SHBA- Këngëtarja e njohur Madonna kërkoi sërish ndjesë në një nga koncertet e saj të fundit, pasi qortoi një fans që ishte ulur, vetëm për të zbuluar se ai ishte në një karrige me rrota. Pamjet e postuara në internet treguan 65-vjeçaren duke folur me audiencën në mes të një koncerti në ‘Forumin Kia’ në Los Angeles, Kaliforni.

"Çfarë po bën ulur atje?" bërtiti ajo. "Çfarë po bën ulur?"

Më pas këngëtarja e “Holiday” shkoi në cep të skenës, ku kuptoi se fansi që kishte qortuar ishte në fakt një invalid.

"Oh, mirë... Politikisht jo korrekte, më falni për këtë," tha Madonna. "Më vjen mirë që jeni këtu."

Videoja deri më tani është parë më shumë se 2.7 milionë herë. Incidenti u filmua në performancën e së enjtes mbrëma ku ajo ftoi Kylie Minogue në skenë dhe së bashku performuan hitin e këngëtares australiane ‘Can't Get You Out of My Head’ dhe një cover të këngës ‘I Will Survive’ të Gloria Gaynor.

madonna incident ne koncertin e madonnes

Sondazh

Poll