Art&Argëtim

Yjet vunë spila të kuqe në veshjet e tyre gjatë Oscars, por cila ishte domethënia e tyre?

Spila përmbante një skicë të një dore me një zemër të zezë dhe u krijua për të VIP-at që të solidarizohen me ‘Artists 4 Ceasefire’.

11 Mars 2024, 09:36 Nga S.B
Yjet vunë spila të kuqe në veshjet e tyre gjatë Oscars, por
Eilish, Finneas, Ruffalo, Ava, Ramy dhe Mahershala

SHBA- Disa yje treguan mbështetjen e tyre për luftën e vazhdueshme Izrael-Hamas gjatë Oscars 2024. Billie Eilish, Finneas, Mark Ruffalo, Ava DuVernay, Ramy Youssef dhe Mahershala Ali ishin ndër të famshmit që mbanin spila të kuqe në rrobat e tyre të shtrenjta, të dielën mbrëma për të treguar mbështetjen e tyre për Gazën në luftën vdekjeprurëse.

Spila përmbante një skicë të një dore me një zemër të zezë dhe u krijua për të VIP-at që të solidarizohen me ‘Artists 4 Ceasefire’, një grup prej më shumë se 400 artistësh dhe avokatësh që duan një fund të menjëhershëm të luftës, e cila thuhet se ka marrë jetën e më shumë se 30,000 njerëzve në pesë muajt e fundit.

Yjet vunë spila të kuqe në veshjet e tyre gjatë Oscars, por
karfica Artists 4 Ceasefire

Në një deklaratë për shtyp, Artists4Ceasefire tha: Spila simbolizon mbështetjen kolektive për një armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm, lirimin e të gjithë pengjeve dhe për dërgimin urgjent të ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

oscars 2024 oscars

Sondazh

Poll