Art&Argëtim

"Oscar-i i parë për Ukrainën", regjisori fitues: Do të doja të mos e bëja kurrë këtë dokumentar!

Chernov, një reporter për Associated Press, e xhiroi dokumentarin gjatë ditëve të para të pushtimit rus të vitit 2022 në Ukrainë, kohë kur u bllokua në Mariupol me ekipin.

11 Mars 2024, 09:31 Nga M.B
"Oscar-i i parë për Ukrainën", regjisori fitues: Do
Mstyslav Chernov, Michelle Mizner dhe Raney Aronson

SHBA- Regjisori ukrainas, Mstyslav Chernov, fitoi çmimin Oscar për dokumentarin më të mirë me "20 Ditët në Mariupol", që i dedikohet rrethimit rus të qytetit-port. Ai tha se do të preferonte të mos kishte Oscar dhe të mos kishte luftë. Chernov, një reporter për Associated Press, e xhiroi dokumentarin gjatë ditëve të para të pushtimit rus të vitit 2022 në Ukrainë, kohë kur u bllokua në Mariupol me ekipin. 

"Ky është Oscari i parë në historinë e Ukrainës dhe unë jam i nderuar. Por me siguri do të jem regjisori i parë në këtë skenë që do të thotë se do të doja të mos e bëja kurrë këtë dokumentar. Uroj që të jem në gjendje ta shkëmbej këtë me Rusinë që të mos sulmojë kurrë Ukrainën, të mos pushtojë kurrë qytetet tona, por unë nuk mund ta ndryshoj historinë. Nuk mund të ndryshojë të shkuarën. Kjo është një emergjencë humanitare dhe një çështje e mbështetjes së civilëve që po sulmohen dhe po vriten. Nuk është detyra ime të përpiqem të bindë dikë për ndonjë gjë. Detyra jonë është të ofrojmë sa më shumë kontekst dhe informacion që të jetë e mundur”, tha Chernov në një fjalimin e tij.

Mariupoli u bë kryefjalë për tmerrin që përjetoi gjatë një rrethimi gati 3-mujor rus, me civilë të bllokuar të detyruar të varrosnin të vdekurit e tyre buzë rrugës.





mstyslav chernov oscars 2024

Sondazh

Poll