Art&Argëtim

VIDEO/ Vanessa Hudgens zbulon shtatzaninë në "Oscars", shkëlqen me fustanin e zi që i tregon barkun e rrumbullakosur

Hudgens gjatë paraqitjes së saj ishte e buzëqeshur ndërsa tregoi barkun e rrumbullakosur.

11 Mars 2024, 09:00 Nga N.F
VIDEO/ Vanessa Hudgens zbulon shtatzaninë në "Oscars",
Vanessa Hudgens


SHBA- Ylli i “High Musical Musical”, Vanessa Hudgens me paraqitjen e saj në tapetin e kuq të "Oscars 2024" ka njoftuar zyrtarisht se do të bëhet nënë për herë të parë. Hudgens gjatë paraqitjes së saj ishte e buzëqeshur ndërsa tregoi barkun e rrumbullakosur.

Hudgens ishte e veshur me një fustan të zi me mëngë të gjata. Flokët i kishte tërhequr mbrapa teksa pozonte përpara fotografëve. Aaktorja gjithashtu u shfaq me një gjerdan rreth qafës dhe vathë të ngjashëm.

Kjo ështe shtatzania e parë e aktores e cila pak kohë më parë kurorëzoi martesën më lojtarin e bejsbollit, Cole Tucker. Hudgens dhe Tucker u martuan në dhjetor në një ceremoni intime në Meksikë pas lidhjes për rreth tre vjet.

Hudgens tha më parë se njerëzit duhet të jenë “më të ndërgjegjshëm” për spekulimet e shtatzënisë ndërsa tani nuk ka më dyshime pasi ajo e ndau lajmin e bukur me fakte, me barkun e sja të rrumbullakët.

 

vanessa hudgens shtatzani oscars

Sondazh

Poll