Art&Argëtim

FOTO/ "Audiencë e veçantë", qeni Messi pjesë në natën e yjeve, ndjek nga afër "Oscars 2024"

Në ceremoninë e mbrëmjes së shkuar në fakt, kishte edhe një vend për të dhe kështu Messi, qeni i parë në filmin "Anatomy of a Fall", ishte një nga yjet në "Oscars 2024".

11 Mars 2024, 08:37 Nga M.B
FOTO/ "Audiencë e veçantë", qeni Messi pjesë
Qeni Messi

SHBA- Në prag të ceremonisë së ndarjes së çmimeve "Oscars", u ngrit një polemikë pasi thuhej se qeni Messi nuk do të pranohej në audiencën e Teatrit Dolby. Në ceremoninë e mbrëmjes së shkuar në fakt, kishte edhe një vend për të dhe kështu Messi, qeni i parë në filmin "Anatomy of a Fall", ishte një nga yjet në "Oscars 2024". Ai u shfaq i ulur në një nga kolltukët e kuq. Messi shfaqet në filmin e regjisores francez Justine Triet, në të cilin quhet Snoop, surpriza e sezonit, me pesë nominime në Oscars.

“Nuk doja të ishte një aksesor i thjeshtë, është një personazh i vërtetë”, tha regjisorja.

Messi u fotografua me Billie Eilish, America Ferrera dhe Bradley Cooper.

 

messi dog oscars2024

Sondazh

Poll