Sport

VIDEO / Juventusi dhe Atalanta ndalen në barazim, bardhezinjtë humbasin vendin e dytë!

Berat Gjimshiti ishte protagonist i këtij takimi, jo vetëm në mbrojtje, por duke dhuruar edhe asistin e golit të dytë të barazimit.

10 Mars 2024, 21:24 Nga DOSJA
VIDEO / Juventusi dhe Atalanta ndalen në barazim, bardhezinjtë

ITALI - Juventusi lë pikë të tjera në Serinë A, duke u detyruar t’i lëshojë vendin e dytë Milanit. “Zonja e Vjetër” barazoi 2-2 me Atalatën në “Allianz Stadium”, ku u zhvillua një ndeshje emocionuese me gola dhe raste, po pa një fitues. Atalanta realizoi e para me Koopmeiners, pas një skeme perfekte, por bardhezinjtë e përmbysën përkohësisht rezultatin me golat Cambiaso dhe Milik, por bergamaskët barazuan me të njëjtin autor, Koopmeiners, pas asistit të dhënë nga Berat Gjimshiti.

Mbyllet me avantazhin e Atalantës pjesa e parë e takimit me Juventusin në “Allianz Stadium”. Në minutën e 35-të të takimit, në zhvillimin e një goditjeje të lirë, futbollistët miqtë zbatojnë një skemë, që që u dhuron një gol fantastik. Pasalic, nuk godet drejtpërdrejt portën, por asiston Koopmeiners, që finalizon saktësisht, duke tundur rrjetën, 0-1.

Jucventusi realizon dy herë brenda pak minutave. Cambiaso barazon rezultatin në 1-1 në të 66-tën. Katër minuta më vonë realizon Milik. Atalanta kundërpërgjigjet me golin e Koopmeiners, i asistuar nga Gjimshiti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll