Sport

Mo Salah: “Largimi i Jurgen Klopp-it nuk ndikon në të ardhmen time, në ndeshjet kundër Man.Cityt luhet për 6 pikë”...

Mohamed Salah e ka bërë të qartë në një intervistë, se largimi i Jurgen Klopp nga Liverpool në verë nuk do të ndikojë në të ardhmen e tij, pasi ai foli për shtytjen drejt titullit që do t'i japë ‘Reds’ një fitore ndaj Cityt.

10 Mars 2024, 14:00 Nga DOSJA

Mo Salah: “Largimi i Jurgen Klopp-it nuk ndikon në të ardhmen

ANGLI - Që kur u transferua në Liverpool nga Roma në verën e vitit 2017, Mohamed  Salah ka punuar vetëm për një trajner, Jurgen Klopp, me trajnerin gjerman që ka njoftuar vendimin e tij për t'u larguar në verë, duke dërguar valë tronditëse në të gjithë Merseyside dhe për t'u shqetësuar edhe për të ardhmen e ... egjiptianit.

Megjithatë, ai është kujdesur t’i qetësojë gjërat, pasi në një intervistë ekskluzive që ka dhënë për “Sky Sports” dhe legjendës së skuadrës, Jamie Carragher, ka bërë të qartë se lamtumira e gjermanit nuk do ta përcaktojë të ardhmen e tij.

“Largimi i Klopp nuk do të ndikojë në të ardhmen time. Gjithçka ndryshon, është pjesë e jetës. Lojtarët tashmë janë larguar, lojtarë shumë të rëndësishëm. Trajneri është gjithashtu i rëndësishëm për klubin dhe ai po largohet.

Një ditë edhe unë do të largohem nga klubi, por vendimi i Klopp nuk ndikon në të ardhmen time”,- tha superylli egjiptian, i cili iu referua edhe derbit të ardhshëm me Manchester Cityn në “Etihad”, i cili mund të luajë një rol vendimtar në luftën për titull.

“Këto ndeshje janë vendimtare. Ka disa vite që kanë fituar kampionatin me një pikë. Besoj, se nëse e fitojmë derbin që po vjen me Cityn do të kemi shanse të mendojmë për të fituar një titull.

Më pëlqejnë derbitë, sidomos sepse kam vetëm një mbrojtës kundër meje, jo dy apo tre. Janë lojëra të hapura dhe në këto ndeshje lojtarët e mëdhenj duhet të dalin përpara dhe të tregojnë cilësinë e tyre

City është një ekip i jashtëzakonshëm dhe ka një trajner të jashtëzakonshëm. Ata kanë dominuar ligën për disa vite dhe ne gjithmonë luftojmë me ta. Hyn në këtë ndeshje dhe ndihesh sikur po lufton për gjashtë pikë, jo për tre.

Ne kemi një shans të mirë, po luajmë në shtëpi dhe ka emocione, atmosfera në ‘Anfield’ do të jetë e pabesueshme si zakonisht. Ne duhet të fokusohemi në lojën tonë dhe të përpiqemi ta fitojmë ndeshjen”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll