Sport

Partizani harron Kupën, gjunjëzon Erzenin me 4 gola!

Skuadra e Orges Shehit triumfoi 0-4 në Rrogozhinë përballë Erzenit. “Demat” shënuan nga dy gola për pjesë.

10 Mars 2024, 17:24 Nga DOSJA
Partizani harron Kupën, gjunjëzon Erzenin me 4 gola!

TIRANE - Partizani reagoi pas eliminimit nga Kupa e Shqipërisë, duke fituar në kampionat. Skuadra e Orges Shehit triumfoi 0-4 në Rrogozhinë përballë Erzenit. “Demat” shënuan nga dy gola për pjesë. Tedi Cara ekzekutoi saktë një penallti të fituar nga Andi Hadroj, ndërkohë që shënoi edhe Christian Mba gjatë 45 minutave të para.

Skuadra kryeqytetase mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Marçelino Prekës 13 minuta përpara fundit. Gjithsesi, edhe në inferioritet numerik, kampionët në fuqi shënuan edhe dy herë të tjera. David Atanaskoski dhe Archange Bintsouka kompletuan suksesin me “poker” të Partizanit, që i bashkohet për momentin Vllaznisë në vendin e dytë. Erzeni mbetet në vendin e tretë nga fundi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll