Sport

VIDEO / Milan fiton pa Leao, 1-0 me Empolin dhe parakalon Juventusin në vendin e dytë

Kuqezinjtë janë +2 para bardhezinjëve, Maignan ende i pamposhtur pas Lazios

10 Mars 2024, 17:47 Nga DOSJA
VIDEO / Milan fiton pa Leao, 1-0 me Empolin dhe parakalon Juventusin në

ITALI - Tre pikët pa Leaon dhe parakalimi ndaj Juventusit në klasifikim . Milani nuk mund të dëshironte për një pasdite më të mirë pasi mposhti me vështirësi Empolin në Meazza. 1-0 falë Pulisic dhe suksesi i tretë radhazi bashkë fitoren në Europa League.

Kuqezinjtë dominuan për një kohë të gjatë dhe në fundin e pjesës së parë gjetën golin e parë dhe të vetëm të ndeshjes me Pulisic.

Për Piolin, tani +2 mbi Juventusin dhe -16 nga Interi, përgjigjet ngushëlluese nga Kalulu, Tomori dhe Okafor, Jovic zhgënjen. Empoli, në humbjen e dytë radhazi, mbetet ende +1 nga vendi i tretë nga fundi.   

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll