Sport

E PABESUESHME/ Ambulanca hyn në fushën, ndërsa ndeshja vazhdonte… Video

Ambulanca ka hyrë në fushë edhe pa u ndalur loja, teksa po zhvillohej ndeshja mes Jequie dhe Bahia. Synimi ishte të vonohej loja...

10 Mars 2024, 11:30 Nga DOSJA

E PABESUESHME/ Ambulanca hyn në fushën, ndërsa ndeshja

BRAZIL - Nuk ndodh shumë shpesh, por pushtimet e fushave nuk janë diçka e re në futboll. Kemi parë njerëz që zbresin në fushat e futbollit, madje kemi parë edhe kafshë, por këtë herë, futbolli brazilian rregjistroi episodin më të veçantë dhe të pabesueshëm.

Ndoshta, një nga pushtimet më qesharake të fushave të regjistruara ndonjëherë. Në ndeshjen mes Jequie dhe Bahia, që po zhvillohej këtë të shtunë, për fazën e parë gjysmëfinale të kampionatit në Bahia, ndodhi ngjarja.

Gjatë kohës shtesë të ndeshjes, një ambulancë shpërtheu në fushë për të ndihmuar një lojtar të Jequie, i cili ishte shtrirë jashtë fushës me ankesa fizike.

Mirëpo, e gjithë kjo ka ndodhur pa u ndërprerë loja nga arbitri dhe në pamje shihet se ambulanca po hyn në fushë, teksa ndeshja që ende po zhvillohej normalisht. 

Pavarësisht pushtimit të pazakontë, kjo nuk do ta pengonte Bahia-n të fitonte ndeshjen 1-0 me golin e David Duarte (88').

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll