Sport

VIDEO / Nuk ka fitues mes Liverpool dhe Manchester City, Arsenali merr kreun

Një pikë që nuk i shërben për asgjë, madje Liverpooli humbi edhe vendin e parë duke përfituar kështu Arsenali që ngjitet në krye me pikë të barabarta me Thë Reds, por gjithësesi përpara tyre.

10 Mars 2024, 18:47 Nga DOSJA
VIDEO / Nuk ka fitues mes Liverpool dhe Manchester City, Arsenali merr kreun

ANGLI - Eshtë mbyllur në barazim superndeshja e javës së 28-të të Premier League mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt. Një ndeshje spektakolare ajo e zhvilluar në Anfilld por që nuk nxorri asnjë fitues mes dy prej pretendentëve për të fituar titullin e këtij viti.


Suadra e Guardiolës kaloi e para në avantazh duke befasuar vendasit që në minutën e 23-të, kur Stons finalizoi pas asistit De Brojne. Me këto shifra 0-1 u mbyllën 45 minuitat e para, pavarësisht rasteve të shumta që patën të dyja skuadrat për të shënuar.


Në të dytën reagon shumë shpejt skuadra e Klop që në minutën e 50-të, shndërron në gol një penallti me Mek Kallister. Me barazimin e shifrave vendasit patën edhe disa raste  të tjera për shënim, por asnjëra nga skuadrat nuk mundi të ndryshojë rezultatin e ndeshjes duke ndarë nga një pikë që nuk i shërben për asgjë, madje Liverpooli humbi edhe vendin e parë duke përfituar kështu Arsenali që ngjitet në krye me pikë të barabarta me Thë Reds, por gjithësesi përpara tyre.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll