Sport

VIDEO / Tottenhami turpëron Aston Villan në shtëpi, i shënon 4 gola!

Spurs tashmë e shohin veten vetëm dy pikë larg zonës Champions, por me një ndeshje më pak se rivalët e ditës së sotme.

10 Mars 2024, 17:33 Nga DOSJA
VIDEO / Tottenhami turpëron Aston Villan në shtëpi, i shënon

ANGLI - 0-4 u mbyll dueli Aston Villa-Tottenham. Fitore e madhe për Spurs, që tashmë e shohin veten vetëm dy pikë larg zonës Champions, por me një ndeshje më pak se rivalët e ditës së sotme.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, teksa skuadra e Postecoglu nuk u përmbajt aspak në 45 minuta e dyta të takimit. James Maddison dhe Brennan Johnson ndëshkuan dy herë vendasit brenda tri minutave, ndërkohë që skuadra e Unai Emery mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 65’.

Moment kur John McGinn u ndëshkua me karton të kuq. Gjithçka mori fund, por Tottenhami nuk u kënaq dhe realizoi dy herë të tjera në minutat shtesë. Son Heung-Min dhe Timo Werner e dërguan rezultatin në 0-4 me golat e tyre. Rikthehet te humbja Aston Villa pas tri fitoreve radhazi në kampionat.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll