Sport

A është gjallë Michael Schumacher?

Ka kaluar një dekadë që nga aksidenti i Michael Schumacher në pistën e skive në Alpet franceze. Që atëherë, shtatë herë kampioni gjerman i botës po përjeton një kalvar.

10 Mars 2024, 12:30 Nga DOSJA

A është gjallë Michael Schumacher?

ZVICER - Që në momentin e parë që u dërgua në shtëpinë e tij, lajmet për ecurinë e shëndetit të tij janë shumë të pakta (madje as zero). 

Familja e Michael Schumacher nuk dëshiron që ai të bëhet “verior” në shtypin botëror dhe ka shprehur dëshirën që të mos rrjedhin informacione për gjendjen e tij. Ndaj ajo bën gjithçka për ta mbrojtur por edhe për të ruajtur qetësinë familjare.

Megjithatë, interesi për ish-pilotin e Formula 1 mbetet i pashuar dhe çdo raport mbi shëndetin e tij është një çështje globale. Familja e tij lejon disa miq që ta vizitojnë, duke përfshirë Jean Todt, me të cilin kanë punuar në Ferrari dhe ish-presidentin e FIA-s.

Francezi, një faktor i rëndësishëm në historinë e Motorsportit botëror gjatë dekadave të fundit, ka dhënë një intervistë për gazetën franceze “L' Equipe” ku i referohej Michael Schumacher.

A është gjallë Michael Schumacher?

I pyetur për këtë, Todd u përgjigj: “Michael është këtu, kështu që nuk më mungon. Por ky Michael thjesht nuk është ai që ka qenë. Ai është i ndryshëm dhe udhëhiqet mrekullisht nga gruaja dhe fëmijët e tij mbrojtës.

Tani, jeta e tij është ndryshe dhe unë kam privilegjin të ndaj disa momente me të. Kaq kemi për të thënë. Fatkeqësisht, fati e goditi atë dhjetë vjet më parë. Tani, ai nuk është Michael Schumacher që e njihnim nga Formula 1”.

Së fundmi u bë e ditur se rrjeti gjerman ARD ka përgatitur një dokumentar me pesë pjesë, i cili është shfaqur më 28 dhjetor të vitit të shkuar, pra ditën që do të plotësoheshin dhjetë vjet nga aksidenti.

A është gjallë Michael Schumacher?

Kujtojmë, se në vitin 2021, gjithashtu platforma “Netflix” po shfaq dokumentarin e saj, i cili kishte të bënte me aksidentin e pilotit gjerman F1. Në të flasin edhe gruaja e tij  Corina edhe djali i tij Mick.

Kështu që Michael jeton. Zemra e tij ende rreh. Pavarësisht nëse dikush nuk është dakord apo jo, ai jeton sepse familja e tij e do atë pranë, qoftë edhe në këtë gjendje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll