Basha akuza Ramës: Po tenton kapjen e Gjykatës Kushtetuese, vendi del nga agonia vetëm me zgjedhje të parakohshme (VD)
15 Nëntor 2019, 16:19Nga DOSJA
TIRANË- Në një kohë kur kriza politike është thelluar dhe tashmë është shndërruar në një krizë kushtetuese, Lulzim Basha shprehet se e ka gati rrugën e zgjidhjes. Nga një konferencë për mediat, kreu i Partisë Demokratike u shpreh se zgjidhja e vetme e krizës dhe paligjshmërisë, që sipas tij ka kapur vendin janë vetëm zgjedhjet e parakohshme.
Numri një i PD-së hodhi dhe akuza kundër Edi Ramës duke thënë se ky i fundit po tenton kapjen e Gjykatës Kushtetuese, siç ka bërë me hallkat e tjera të reformën në drejtësi.
“Rasti i përpjekjes së Edi Ramës për të kapur Gjykatën Kushtetuese, tregon qartë se kush nuk e do reformën në drejtësi”, u shpreh lideri i opozitës.
Sipas tij, kapja e Kushtetueses bëhet vetëm pasi kjo gjykatë do të vendos për çështje jetike siç janë zgjedhjet e 30 qershorit dhe ligjshmërinë e tyre. Më tej Basha tha se Reforma Drejtësi duhet të mbështetet me financa të shëndosha dhe me burime njerëzore dhe politika të mos jetë pjesë e saj.
Të zymtë e shikon Basha të ardhmen e Shqipërisë nëse nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, pasi sipas tij Reforma e vërtetë në Drejtësi bëhet vetëm nga zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Më tej në fjalën e tij numri një i PD tha se Partia Socialiste po refuzon dhe po kushtëzon dialogun dhe bashkëpunimin me opozitën për Reformën Zgjedhore që është një nga kushtet jetike të Bundestagut për hapjen e negociatave.
TIRANË– Kujtim Gjuzi, kreu i partisë Konservatore, u shpreh se i ka kërkuar Presidentit Ilir Meta që të japë dorëheqjen. Gjatë fjalës që mbajti në Ku...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta në konferencën e tij për shtyp ka folur edhe lidhur me figurën e tashmë një prej gjyqatreve të Gjykatës Kushtetuese, Marsida X...
TIRANË- Në konferencën e sotme për shtyp, presidenti Ilir Meta është shprehur se kallëzimi i tij për kreun e KED-së, Ardian Dvoranin është një provë që Pro...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur sot deklaratave dhe akzuave të Edi Ramës, të bëra sot nga foltorja e Kuvendit.Meta nga konferenca për media...
TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka bërë sot me dije të gjitha detajet e pasdisë të tij ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian...
TIRANE- Seanca e sotme plenare ishte një furtunë mbi presidentin Ilir Meta, por nuk kalon pa vënë re as veshja e shtetarëve në një seancë Kuvendi. Por ajo që bi...
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar, në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama në seancën plenare sot në paralament.Përm...
TIRANË- Ilir Meta në konferëncën e jashtëzakonshme për mediat ka vijuar me akzua ngda kreut të KED, Ardian Dvoranin, duke i thënë se kishte provokuar Presd...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka treguar sot pse ka paditur kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë, Ardian Dvorani.Sipas Kreut të Shtetit, Dvorani ka ...
TIRANË- Presidenti ka dalë sot një konferencë për mediat ku ka bërë me dije se Ardian Dvorani ka thyer ligjin dhe ka marrë vetë vendimet për dergimin e lsi...