Politike

Akuzat e Ramës nga Kuvendi, Meta: E dëgjova të çmendurin, i them të mos përdor më ndërkombëtarët (VD)

15 Nëntor 2019, 15:25 Nga DOSJA
Akuzat e Ramës nga Kuvendi, Meta: E dëgjova të çmendurin,

TIRANË– Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur sot deklaratave dhe akzuave të Edi Ramës, të bëra sot nga foltorja e Kuvendit.

Meta nga konferenca për mediat tha se ai që ka hedhur akuza ndaj tij është një i çmendur dhe tha se Rama nuk duhet që të përdor më emrat e ndërkombëtareve për të fshehur vendimet e tij.

Dëgjova që fliste njëri nga Kuvendi që nuk ishte në rregull që thoshtë i kanë bërë këto lojra me ndërkmbëtarët. i them mos i përfshi me SHBA-të se kushtetutën e kemi bërë me BE, SHBA dhe komisionin e venecias. Sepse përndryshe do të ketë hetim e ndëshkim ndërkombëtar për këtë çështje”, u shpreh Meta.

Presidenti Ilir Meta është shprehur sot se do të padisë në Prokurori, kreun e KED Ardian Dvoranin. Meta tha se Dvorani ka konsumuar dy vepra penale, shpërdorimin e detyrës dhe përvetësimin e titujve shtetëror. Kreu i Shtetit i cilësoi si mafioze veprimet e kreut të KED dhe të bëra qëllimisht që Presidenti të shkelte Kushtetutën. Meta iu përgjigj dhe akuzave të Ramës duke e quajtur të çmendur.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta ilir meta konference 15 nentor padia e metes per ardian dvoranin edi rama ilir meta ilir meta konference 15 nentor padia e metes per ardian dvoranin

Sondazh

Poll