Politike

Meta akuza të tjera për Dvoranin: Theu ligjin, dërgoi listat në të njëjtën kohë dhe mori vendimet vet (VD)

15 Nëntor 2019, 14:41 Nga DOSJA
Meta akuza të tjera për Dvoranin: Theu ligjin, dërgoi listat

TIRANË- Presidenti ka dalë sot një konferencë për mediat ku ka bërë me dije se Ardian Dvorani ka thyer ligjin dhe ka marrë vetë vendimet për dergimin e lsitave pranë Kuvendit dhe Presidentit.

Sipas Presidentit, KED nuk ka marrë vendime kolegjiale siç e detyron ligji, por vendimet janë marrë në mënyrë pesonale nga Ardian Dvorani. 

Nga informacionet e mbledhura bëhet me dije se listat për Kuvendin dhe për Presidentin janë bërë në të njëjtën kohë. KED i cili është një organ kolegjial dhe jo personal dhe askush nuk merr vendimet personale dhe fuksnionon në bazë të ligjit në mbledhjen e datës 21 shtator nuk ka marrë ansjë vendim për kohën dhe për mënnyrën e dërgimit të listave. Kryetari i KED i ka dërguar vetë listat dhe i ka dërguar ato njëherazi për të dyja institucionet”, u shpreh Meta.  

Presidenti Ilir Meta është shprehur sot se do të padisë në Prokurori, kreun e KED Ardian Dvoranin. Meta tha se Dvorani ka konsumuar dy vepra penale, shpërdorimin e detyrës dhe përvetësimin e titujve shtetëror. Kreu i Shtetit i cilësoi si mafioze veprimet e kreut të KED dhe të bëra qëllimisht që Presidenti të shkelte Kushtetutën. Meta iu përgjigj dhe akuzave të Ramës duke e quajtur të çmendur.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ardian dvorani ilir meta ilir meta konference 15 nentor ardian dvorani ilir meta ilir meta konference 15 nentor

Sondazh

Poll