Politike

“Pse listat u dërguan në të njëjtën kohë?”, Meta ‘zbërthen’ aktet e Dvoranit: Veprime individuale (VD)

15 Nëntor 2019, 14:48 Nga DOSJA
“Pse listat u dërguan në të njëjtën

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka treguar sot pse ka paditur kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë, Ardian Dvorani.

Sipas Kreut të Shtetit, Dvorani ka dërguar listat në të njëjtën kohë dhe sipas tij janë veprime administrative tërësisht individuale.

Të katër vakancat Këshilli i ka emëruar në një ditë. Në vend që të respektojë kronologjinë. Presidentit ia dërgon më para, ndërsa Kuvendit vetëm ditën kur Presidenti e pyet: Zotëri po Kuvendit ia ke dërguar. Po thotë ia dërgova sot. Nuk paraqitet asnjë e dhënë pse janë dërguar dy lista njëherë tek Presidenti, dhe përse i janë vonuar një javë Kuvendit. Përsë ky kryetar që e di shumë mirë si është radhë në Kushtetutë ia ccon presidentit para dhe zgjedh t’ja çoj Kuvendit më pas? Në rastin më të keq, çdo budalla mund të thotë pse nuk ua dërgojë në të njëjtën ditë të dy palëve? Dhe dy palët kishin afat 30 ditë që të merreshin vesh. Këto veprime administrative tërësisht individuale nuk respektojnë afatin. Pse listat u dërguan në një kohë tek Presidenti?”, u shpreh Meta.

Presidenti Ilir Meta është shprehur sot se do të padisë në Prokurori, kreun e KED Ardian Dvoranin. Meta tha se Dvorani ka konsumuar dy vepra penale, shpërdorimin e detyrës dhe përvetësimin e titujve shtetëror. Kreu i Shtetit i cilësoi si mafioze veprimet e kreut të KED dhe të bëra qëllimisht që Presidenti të shkelte Kushtetutën. Meta iu përgjigj dhe akuzave të Ramës duke e quajtur të çmendur.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ardian dvoranin ilir meta ilir meta konference 15 nentor meta padit dvoranin ardian dvoranin ilir meta ilir meta konference 15 nentor meta padit dvoranin

Sondazh

Poll