Politike

Ndikimi i PD për Xhaferllarit, Meta kujton të shkuarën: Demokratët s’e votuan për KQZ, nuk vlerësohej si e besueshme (VD

15 Nëntor 2019, 15:52 Nga DOSJA
Ndikimi i PD për Xhaferllarit, Meta kujton të shkuarën:

TIRANË– Presidenti Ilir Meta në konferencën e tij për shtyp ka folur edhe lidhur me figurën e tashmë një prej gjyqatreve të Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllarin. 

Në fjalën e tij, Meta është shprehur se për emërimin e saj nuk ka pasur asnjë ndikim nga PD, duke sjellë edhe një histori sesi asaj i ishte mohuar më herët posti i kryetares së KQZ-së. 

“Unë kam preferuar zonjën Xhaferllari për një arsye shumë të thjeshtë se jam i bindur në integritetin e saj dhe e ka treguar përgjatë veprimtarisë së saj pavarësisht se ka qenë në presione të jashtëzakonshme, siç kanë qenë edhe shumë të tjerë të tërhequr nga kandidatura. Meqë kam dëgjuar shumë për ndikimin e saj nga PD do t’ju përmend një fakt. Ajo ka qënë kandidate për kryetare të KQZ në vitin 2010-2011, atëherë isha në koalicion me doktor Berishën dhe nuk isha në pozitën që jam. PD nuk e ka votuar sepse nuk vlerësohej si një njeri i besueshëm për partinë në atë kohë. Mos u merrni me histori që nuk nderojnë askënd por merruni me Kushtetutën dhe ligjin,”-tha Meta në fjalën e tij. 

Xhaferllari në renditjen e KED ishte e katërta, por ky fakt nuk e ka penguar Metën që ta zgjedhë si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Emri i saj ka sjellë polemika pasi gjyqtarja bashkëjeton me ish-deputetin e PD-së, Enkelejd Alibeajn.

Presidenti Ilir Meta është shprehur sot se do të padisë në Prokurori, kreun e KED Ardian Dvoranin. Meta tha se Dvorani ka konsumuar dy vepra penale, shpërdorimin e detyrës dhe përvetësimin e titujve shtetëror. Kreu i Shtetit i cilësoi si mafioze veprimet e kreut të KED dhe të bëra qëllimisht që Presidenti të shkelte Kushtetutën. Meta iu përgjigj dhe akuzave të Ramës duke e quajtur të çmendur. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjykata kushtetuese ilir meta marsida xhaferllari padia e metes per ardian dvoranin gjykata kushtetuese ilir meta marsida xhaferllari padia e metes per ardian dvoranin

Sondazh

Poll