Politike

“Donte të mashtronte publikun”, akuza e Metës për kreun e KED: Konsideroi Vropsin si të zgjedhur nga Kuvendi (VD)

15 Nëntor 2019, 15:13 Nga DOSJA
“Donte të mashtronte publikun”, akuza e Metës për

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka bërë sot me dije të gjitha detajet e pasdisë të tij ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit.

Meta u shpreh se Dvorani me publikimin në Fletoren Zyrtare të Arta Vorpsit, u bë për të mashtruar publikun dhe me këtë veprim donte ta njihte si të zgjedhur nga Kuvendi.

Dërgimi i botimit në fletoren zyrtare ka pasur si qëllimi mashtrimin e opinionit publik. Çdo vendim tjetër i përfshirë pa vendimmarrjen e KED është shpërdorim detyre. Kyetari i KED, ka konsideruar Arta Vorpsin si të zgjedhur nga Kuvendi. A ka të drejtë? KED dhe as kryetari nuk mundet që të vlerësojë apo të zgjedhi një kandidate. i vetmi që mund ta bëjë është organi i emërtesës. Dvorani ka kryer veprime të paligjshme. Rëndohët pozita e tij pasi veprimet e tij i shërbyen vetëm shkeljes së Kushtetutës. Loja e ribotimit në fletoren zyrtare, të një vendimi ishte botuar solli si pasojë që Kuvendi e trajtoi Arta Vorpsin si një vullnet të organit të emërimit. Kjo krijoi bindjen se Dvorani i ka kyrer jo nga pakujdesia por me dashje të plotë për të kryer një shkelje të kushtetutës. Në këtë mënyrë kreu i KED ka shkelur hapur dhe me dashje kushtetutën. Në mënyrë të vazhdueshme Presidenti ka ngritur shqetësimin për paraqitjen e listave. Duke parë me shqetësim, presidenti i ka kërkuar këshillit që të realizojë pikëizmin e kandidatëve sipas kërkesave të ligjit. Për të bërë të mundur që organet e emërtesës të zgjedhin SIPAS RADHËS. Paralajmërim i bërë që më 31 gusht. Në mënyrë që të kishim mundësinë të zgjidhim sa më shpejt dhe sipas radhës që Gjykata të ngrihet sa më shpejt”, ishte kjo një pjesë nga deklarata e Metës.

Presidenti Ilir Meta është shprehur sot se do të padisë në Prokurori, kreun e KED Ardian Dvoranin. Meta tha se Dvorani ka konsumuar dy vepra penale, shpërdorimin e detyrës dhe përvetësimin e titujve shtetëror. Kreu i Shtetit i cilësoi si mafioze veprimet e kreut të KED dhe të bëra qëllimisht që Presidenti të shkelte Kushtetutën. Meta iu përgjigj dhe akuzave të Ramës duke e quajtur të çmendur.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ardian dvorani ilir meta meta konference 15 nentor 2019 padia e metes per ardian dvoranin ardian dvorani ilir meta meta konference 15 nentor 2019 padia e metes per ardian dvoranin

Sondazh

Poll