Politike

“S’të nget kush”, Gjuzi tregon si i kërkoi Metës në stadium të dorëhiqej: Problem po s’e dhe! S’e do Kushtetuese

15 Nëntor 2019, 15:56 Nga DOSJA
“S’të nget kush”, Gjuzi tregon si i kërkoi

TIRANË– Kujtim Gjuzi, kreu i partisë Konservatore, u shpreh se i ka kërkuar Presidentit Ilir Meta që të japë dorëheqjen. Gjatë fjalës që mbajti në Kuvend në seancën plenarë të ditës së sotme, Gjuzi u shpreh se teksa ndodhje në stadium në Elbasan bashkë me Metën, i ka kërkuar këtij të fundit që të dorëhiqet.

Deputeti theksoi se këtë gjë ia ka thënë me argumentin se nëse do të dorëhiqej askush ‘nuk do e ngiste’, ndryshe do të kishte probleme. Gjuzi shtoi gjithashtu se Presidenti nuk e do Gjykatën Kushtetuese dhe se edhe më parë ka qenë vetë deputeti që i ka kërkuar mazhorancës të shkarkojë Metën.

“Sot në fakt kemi ardhur në një mbledhje të seancës jashtë radhe, por tre vite më parë ne, konservatorët kishim të drejtë kur thamë që Presidenti s’ duhet të jetë aty, por ju nuk e morët parasysh. Zoti Ilir Meta, dua t’i them shkëlqesi por nuk i them dot, në datën tetë qershor të viti 2017 është dërguar në Kushtetuese nga konservatorët prandaj nuk e do këtë Gjykatë Presidenti.

Po ju a nuk keni përgjegjësi? Po po, ju të mazhorancës keni përgjegjësi. 24 mandate të intimiduara, 4 këtu të rregulluara, ca tentativa të tjera se nuk dua të nxjerr ndonjë sekret në lidhje me sekretarin e përgjithshëm të PS-së, zotin Balla. Nuk dua ta nxjerr dhe nuk kam për ta nxjerrë. Duhet që të shkarkojmë presidentin e Republikës. Zoti Taulant Balla lërë telefonin, pse nuk e shkarkon Presidentin Meta, pse nuk e mbledh komisionin, pse e mban peng presidencën?

Ilir të kam thënë në stadium në Elbasan jep dorëheqjen nuk të nget njeri, po s’dhe dorëheqjen problem i madh është. Shife si të vjen vërdallë tani kryeministri. Do dalë këtu e do të flaës për 70 minuta. Dakord, do ta dëgjojmë më vëmendje se çfarë do të thotë.

Por ka një problem kryeministri, do të kapë Gjykatën Kushtetuese, dakord, i ke kap komitetet ekzekutive. 60 më, nuk të dalin,”– tha Gjuzi ndër të tjera në Kuvend.

Kjo deklaratë e Gjuzit u bë në seancën e jashtëzakonshme që u zhvillua sot në Kuvend ku u miratua me 97 vota pro, projekt-rezoluta për Gjykatën Kushtetuese, që urdhëron institucionet të mos respektojnë dekretin e presidentit Ilir Meta për të emëruar Marsida Xhaferllarin në Gjykatën Kushtetuese, por vendin t’a mbajë anëtarja e renditur e para nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Arta Vorpsi.

Ngërçi nisi pasi presidenti Meta nxorri një dekret për emërimin e Xhaferllarit, që maxhoranca e quan përtej afateve kushtetuese. Por vetë Meta, ia njeh të drejtën vetes për këtë dekret, duke mos njohur si anëtare Arta Vorpsin. Ndërsa sot në Gjykatën Kushtetuese, janë paraqitur dy gjyqtare për të njejtin vend pune.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta kujtim gjuzi seanca plenare 15 nentor 2019 ilir meta kujtim gjuzi seanca plenare 15 nentor 2019

Sondazh

Poll