LIVE UPDATES
Politike

Kuvendi ‘nul’ dekretin e Metës/ Rama: Presidenti si taleban, sulmon SHBA e BE, ka humbur busullën!

15 Nëntor 2019, 07:30 Nga DOSJA
Kuvendi ‘nul’ dekretin e Metës/ Rama: Presidenti si taleban,

TIRANË Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 97 vota pro projektrezolutën për Gjykatën Kushtetuese. Kuvendi e quajti me anë të kësaj rezolute, shkelje, kalimin e afatit nga ana e presidentit Ilir Meta për të dekretuar Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Ky pozicion ka sjellë përplasjen mes maxhorancës dhe Metës, ku Këshilli i Emërimeve në Drejtësi thotë se posti i anëtares i takon Arta Vorpsit, dhe ndërkohë Meta ka dekretuar Xhaferllarin, e cila është betuar dje tek Meta dhe sot ka shkuar në zyrë, ndërsa Vorpsi, u betua tek noteri dhe ia çoi Metës kopjen me Postë. E ngërçi bëhet edhe më i madh, kur sot, të dyja gjyqtaret shkuan në punë.

Kështu, Kuvendi u mblodh dhe miratoi këtë rezolutë, që parashtronKuvendi t’a konsiderojë “nul” dekretin e Metës e gjithashtu të mos zbatohet. Rezoluta urdhëron institucionet të mos zbatojnë dekretin e Metës dhe për këtë arsye, Marsida Xhaferllari u betua dje teksa dekreti i saj ende nuk është botuar në Fletoren Zyrtare. Ndërkohë që zgjidhja sipas socialistëve do të gjendet përmes ndryshimit të ligjit.

5dce8eb4e6541finale rezoluta per kushtetuesen

I pranishëm në seancë ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka thënë se presidenti Ilir Meta ka humbur busullën, dhe se ka nisur një luftë me veten, drejtësinë, botën dhe qeverinë. Rama tha se sulmi i Metës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, është i turpshëm.

“Presidenti ka humbur busullën. Ilir Meta nuk kursen as partnerët strategjikë dhe as dy aleatët e mëdhenj të pandryshueshëm të Shqipërisë, SHBA dhe BE, duke na vënë në një pozitë jokomode dhe të turpshme, sepse insinuon haptaz se këto përfaqësi të nderuara të shteteve që janë qysh në ditën e parë të procesit të Reformës në Drejtësi, promotore dhe mbështetëse të kësaj reforme, akuzohen si të korruptuara.”-tha Rama.

Rama foli edhe për luftën ndaj “Kap ça të kapësh”, dhe tha se më 25 nëntor do të bëjë publike platformën e tij për të goditur prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar bashkë me pasuritë e tyre.  “Jam zotuar se do t’i sjell Kuvendit shumë shpejt një platformë ligjore për t’u miratuar ndaj Krimit të Organizuar dhe KÇK. Është çështje ditësh, më 25 nëntor do t’i prezantoj shqiptarëve platformën kundër krimit.”-tha kryeministri, teksa e mbylli fjalën e tij duke e quajtur Metën,taleban që interpreton Kushtetutën siç talebanët marrin përsipër të intepretojnë librin e shenjtë.”

Shefi i ekzekutivit iu përgjigj edhe kërcënimit të Metës, i cili tha sot se ligji ia jep të drejtën të shpërndajë parlamentin vetëm me një dekret. “Komisioni për shkarkimin e Metës të vijojë punën”-tha Rama.

Në seancën e sotme, gjithashtu Kuvendi i ka zgjatur me 3 muaj afatet e punimit për Komisionin për Reformën Zgjedhore. 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta nis ringritja e gjykatës kushtetuese seanca plenare 15 nentor 2019 edi rama ilir meta nis ringritja e gjykatës kushtetuese seanca plenare 15 nentor 2019


Sondazh

Poll
Politike 14 Nëntor 2019, 21:57

GJERMANI- Ambasadori Richard Grenell, i dërguari presidencial amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi, tha të enjten se e mirëpret nismën për “shëngenin ballkanik...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet