Politike

‘Populli të marrë armët’, Meta jep “zgjidhjen”: Ose të pranojnë këtë që ndodh, ose të largohen

15 Nëntor 2019, 15:28 Nga DOSJA
‘Populli të marrë armët’, Meta jep

TIRANË- Në konferencën e sotme për shtyp, presidenti Ilir Meta është shprehur se kallëzimi i tij për kreun e KED-së, Ardian Dvoranin është një provë që Prokruroria nuk është e kapur.

Sipas Metës, presidenti është i vetmi që mund të garantojë një shtet ligjor në mënyrë që maxhoranca të mos kapë çdo pushtet gjyqësor. 

Nëse këta marrin edhe Gjykatën Kushtetuese, njerëzve u ngelin tre rrugë: ose njerëzit të marrin armët që është e papranueshme, ose të pranojnë gjendjen, ose të largohen. Këto dy të fundit për mua janë më të papranueshme njëherë,”– tha ndër të tjera Meta në fjalën e tij. 

PJESË NGA KONFERENCA: 

Pse u shty me një orë?

Nuk është material i thjeshtë edhe zyrtar. Unë bëj edhe ndonjë gabim ortografik se s’kam pasur kohë shumë që ta shoh. Është provë kjo. Kam besim që Reforma do funksionojë.

Keni takuar ndonjë ndërkombëtar?

Gjithmonë takoj, keni ndonjë shqetësim ju? Përplasjen se ka krijuar rezoluta por vetëm një neri. Ai si ka bërë padashje këto veprime. Pse? Për të kapur edhe Gjykatën. E ça u ngelet njerëzve pastaj? Kjo është një provë e madhe për Prokurorinë. Po mos të rezistojë Presidenti çdo gjë ka mbaruar. Nëse këta marrin edhe Gjykatën Kushtetuese, njerëzve u ngelin tre rrugë: ose njerëzit të marrin armët që është e papranueshme, ose të pranojnë gjendjen, ose të largohen. Këto dy të fundit për mua janë më të papranueshme njëherë.

Presidenti Ilir Meta është shprehur sot se do të padisë në Prokurori, kreun e KED Ardian Dvoranin. Meta tha se Dvorani ka konsumuar dy vepra penale, shpërdorimin e detyrës dhe përvetësimin e titujve shtetëror. Kreu i Shtetit i cilësoi si mafioze veprimet e kreut të KED dhe të bëra qëllimisht që Presidenti të shkelte Kushtetutën. Meta iu përgjigj dhe akuzave të Ramës duke e quajtur të çmendur.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjykata kushtetuese ilir meta padia e metes per ardian dvoranin gjykata kushtetuese ilir meta padia e metes per ardian dvoranin

Sondazh

Poll