Politike

Ngërçi për Kushtetuesen/ Meta kallëzon të hënën Dvoranin: Mafiozi rrezikon 9 vite burg, armët, një nga rrugët që ka p

15 Nëntor 2019, 14:33 Nga DOSJA
Ngërçi për Kushtetuesen/ Meta kallëzon të

TIRANË-Pak orë pasi kryeministri Edi Rama e quajti “taleban”, presidenti Ilir Meta quan ‘mafioz’ kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Në një konferencë të jashtëzakonshme, e cila u shty dy herë me nga 1 orë, Meta tha se do të padisë ditën e hënën në Prokurorinë për Krimet e Rënda, Dvoranin me dy akuza. Akuza e parë tha Meta, është ajo e shpërdorimit të detyrës dhe e dyta, ajo e përvetësimit të titujve shtetërorë.

Para mediave, kreu i shtetit lexoi të gjithë padinë dhe me tone të ashpra, u shpreh se Dvorani ka krye veprime mafioze me listat e KED për emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Kreut të Shtetit, kreu i KED ka dërguar lista të njëta si tek Kuvendi dhe tek Presidenti, duke shkelur sipas tij ligjin. Po ashtu theksoi se kreu i KED nuk ka marrë vendime të konsultuara me anëtarët e tjerë duke qenë se ky këshill është kolegjial.

Presidenti i Shqipërisë tha se e akuzon Ardian Dvoranin për këto vepra penale: “Shpërdorim detyre”, basuar në nenin 248 të Kodit Penal dhe për  “Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore”, bazuar në nenin 246 të Kodit Penal. Meta shtoi se baza ligjore për këtë padi është Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe kallëzimin do ta dorëzojë të hënën në Prokurori, pasi mund ta plotëosjë dhe më dokumentacione të tjera.

Kreu i Shtetit e cilësoi mafioz kreun e KED dhe tha se ka bërë veprime që do të detyronin Presidentit që të shkelte Kushtetutën, duke u shprehur në të njëjtën kohë për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

(A.B;F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ardian dvorani edi rama ilir meta ilir meta konference 15 nentor padia e metes per ardian dvoranin ardian dvorani edi rama ilir meta ilir meta konference 15 nentor padia e metes per ardian dvoranin

Sondazh

Poll