Politike

Rama: Ilir Meta njëlloj si talebanët, s’kemi luftë me të, ai e ka me veten dhe drejtësinë(VD)

15 Nëntor 2019, 10:41 Nga DOSJA
Rama: Ilir Meta njëlloj si talebanët, s’kemi luftë me

TIRANE- Edi Rama e quan presidentin Ilir Meta ‘taleban’. Rama tha në Kuvend, se presidenti e intepreton Kushtetutën, njësoj siç talebanët marrin përsipër të interpretojnë librin e shenjtë.

Edi Rama: Ka humbur busullën, por ne jemi të detyruar të ndjekim vijën e drejtë. Kemi dëgjuar me vëmendje ata me të cilët kemi bërë reformën. Kemi para një luftë ku kemi nevojë për mbështetjen e tyre, jo mbështetje juridike, por mbështetje e gjithanshme. Në këtë kushte, të votojmë rezolutën dhe të vijojmë. S’kemi ne luftë me Ilir Metën, ka Ilir Meta luftë me veten dhe drejtësinë. Ne duhet të heqim efektet e kësaj lufte, ku ky njeri ka marrë përsipër të jetë interpretuesi i vetëm dhe i plotë i Kushtetutës, njësoj si talebanët që kanë marrë përsipër të marrin intepretimin e vetëm të librit të shenjtë.

Deklarata e kryeministrit Edi Rama u bë në seancën e jashtëzakonshme që u zhvillua sot në Kuvend ku u miratua me 97 vota pro, projekt-rezoluta për Gjykatën Kushtetuese, që urdhëron institucionet të mos respektojnë dekretin e presidentit Ilir Meta për të emëruar Marsida Xhaferllarin në Gjykatën Kushtetuese, por vendin t’a mbajë anëtarja e renditur e para nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Arta Vorpsi.

Ngërçi nisi pasi presidenti Meta nxorri një dekret për emërimin e Xhaferllarit, që maxhoranca e quan përtej afateve kushtetuese. Por vetë Meta, ia njeh të drejtën vetes për këtë dekret, duke mos njohur si anëtare Arta Vorpsin. Ndërsa sot në Gjykatën Kushtetuese, janë paraqitur dy gjyqtare për të njejtin vend pune.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arta vorpsi sfidon metën edi rama gjykata kushtetuese me 6 anetare ilir meta seanca plenare 15 nentor 2019 arta vorpsi sfidon metën edi rama gjykata kushtetuese me 6 anetare ilir meta seanca plenare 15 nentor 2019

Sondazh

Poll