Politike

Basha takim me fermerët në Urën Vajgurore: Rama e ka braktisur bujqësinë, subvencionet shkojnë  4-5 oligarkë (VD)

15 Nëntor 2019, 10:44 Nga DOSJA
Basha takim me fermerët në Urën Vajgurore: Rama e ka braktisur

URA VAJGURORE– Kreu i opozitës, Lulzim Basha në kuadër të nismës “Rrugëtimi për Shqipërinë”, vijon takimet me qytetarët shqiptarë. Gjatë takimit të sotëm, Basha zhvilloi një takim me fermerët, ku u njoh nga afër me problemet shqetësuese për ta.

Ai diskutoi me fermerët për daljen nga kriza dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka braktisur bujqësinë. Sipas Bashës, import-eksporti është përqendruar në duart e oligarkëve,

Të diskutojmë si të dalim nga kjo krizë. Rama e ka braktisur në mënyrë të turpshme bujqësinë. Subvencionet e pakta që jep kjo qeveri nuk shkojnë për fermerët, por për 4-5 oligarkë. Për interesa mafioze oligarkie po goditet prodhimi vendas, duke i hapur portat prodhimeve të importit. Import-eksporti është lënë në duart e një grushti oligarkësh. Nga qeveria jonë të gjitha këto probleme që e kanë sjellë bujqësinë në këtë ditë të zezë, do të trajtohen. Nuk do jeni në fubd të listës, por në krye të listes së çeshtjeve për t”u zgjidhur.Pyetja që me siguri do shtroni është: edhe sa do durojmë? Jo edhe shumë sepse shumë shpejt qevrinë tonë do ta keni në krah, u shpreh Basha.

Lulzim Basha zhvilloi sot një takim më fermerët në Urën Vajgurore. Ai vuri theksin tek blerja e votave, fenomen të cilin u shpreh se nuk duhet përsëritur. Nga Berati ai sulmoi Ramën, duke thënë se ka braktisur bujqësinë. Gjatë takimit në Fier, Basha bëri një batutë, teksa u shpreh se tatimorët që kërkojnë para duan një pras.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne berat lulzim basha rrugëtimi për shqipërinë ura vajgurore basha ne berat lulzim basha rrugëtimi për shqipërinë ura vajgurore

Sondazh

Poll

Politike 14 Nëntor 2019, 21:57

GJERMANI- Ambasadori Richard Grenell, i dërguari presidencial amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi, tha të enjten se e mirëpret nismën për “shëngenin ballkanik...