Politike

Rama: Meta pengon ‘Reformën në Drejtësi’ si KÇK, lufta jonë me ‘Kap ça t’kapësh’(VD)

15 Nëntor 2019, 10:34 Nga DOSJA
Rama: Meta pengon ‘Reformën në Drejtësi’ si

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, e ka krahasuar Presidentin Ilir Meta me organizatën e prokurorëve të korruptuar, të cilin ai e ka quajtur “KÇK”, ose “kap ça të kapësh”. Në fjalën e tij, nga foltorja e Kuvendit, Rama theksoi se ashtu si prokurorët e korruptuar, Meta po pengon Reformën në Drejtësi. Më tej, kryeministri shtoi se lufta e tij sot nuk është me Presidentin Meta, por me grupin “Kap ça të kapësh”.

Dua të them se përpara sesa ne të vendosmin dhe të bënim atë që bëri Kuvendi duke zgjedhur dy anëtare të kushtetueses, si rezultat i mospërmbushjes së Kushtetutës për të zgjedhur brenda afatit të caktuar nga Presidenti, ne jemi referuar nga SHBA dhe BE dhe nga ekspertë. Për të gjithë ata që duan të dinë se çfarë po ndodh kam një pyetje retorike. A është e mundur që SHBA-ja të jetë vënë në dispozicion të një projekti tjetër përveç atij të shpallurit? Për të gjithë ata që kanë pak mend në kokë, nuk është e mundur! Unë ndihem në pozitë të vështirë, jo më episodin, por në raport me njerëzit dhe me pritshmëritë e tyre legjitime nga drejtësia që siç e dime të gjithë ende është në ardhje por nuk është e prekshme, aty për ta. Sot, ajo që duhet të ishte drejtësi është rëndon padrejtësi, si një rezultat i një numri të konsideruar prokurorësh që i përkasin një organizate kriminale KÇK. Beteja është e jona sot, nuk është e Ilir Metës. Procesi për të cilin jemi mbledhur për të votuar këtë rezolutë është shumë e qartë. Në bëjmë detyrën karshi këtij insitucioni dhe karshi opinionit publik shqiptar.”-tha Rama.

Deklarata e kryeministrit Edi Rama u bë në seancën e jashtëzakonshme që u zhvillua sot në Kuvend ku u miratua me 97 vota pro, projekt-rezoluta për Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë që një muaj më parë, kryeministri Edi Rama tha në Kuvend se në Shqipëri ka një grup prokurorësh dhe gjyqtarësh që veprojnë si “KCK”. Të parin që prezantoi Rama ishte prokurori Arjan Ndoja, ndaj të cilit u bë dhe një atentat 2 javë më parë. Ky grup sipas Ramës duhet të sulmohet vihet nën fre, pasi në pritje të Vettingut ata po bëjnë kërdinë.

(F.m;f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ilir meta ligji special per kck seanca plenare 15 nentor 2019 edi rama ilir meta ligji special per kck seanca plenare 15 nentor 2019

Sondazh

Poll

Politike 14 Nëntor 2019, 21:57

GJERMANI- Ambasadori Richard Grenell, i dërguari presidencial amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi, tha të enjten se e mirëpret nismën për “shëngenin ballkanik...